Lajmi më i keq për Barcelonën, zyrtarizohet dëmtimi serioz i Jamalit! Konfirmohet sa do mungojë ylli i Spanjës

Lajmi më i keq për Barcelonën është konfirmuar. Lamine Jamal mbyll sezonin pas dëmtimit që pësoi sapo i shënoi Selta Vigos.

“Testet kanë konfirmuar se lojtari i ekipit të parë Lamine Jamal ka pësuar një dëmtim në kofshën e pasme të këmbës së majtë. Lojtari do t’i nënshtrohet një trajtimi. Lamine Jamal do të humbasë pjesën tjetër të sezonit dhe pritet të jetë i disponueshëm për Botëror”, shkruan Barcelona.

Jamal do të punojë kështu me fokusin te Botërori. Kujtojmë se dje i dha 3 pikët Barçës me golin e tij nga penalltia. Po bëhej gati të festonte, kur reklamoi dëmtimin që rezultoi serioz.

18-vjeçari pritet të marrë pjesë në Botërorin e tij të parë. Me Spanjën, Jamali është fitues i Europianit të fundit.

PANORAMASPORT.AL