Mbappe pyetet kush është futbollisti më i madh në histori të Botërorit, befason me përgjigjen…

Kylian Mbappe ka ndarë listën e tij personale me futbollistët që i konsideron më të mëdhenjtë në historinë e Kupës së Botës, duke vendosur në krye legjendën braziliane Pelé, ndërsa Lionel Messi zë vendin e dytë.

Ylli francez, i cili në Botërorin 2026 u bë golashënuesi më i mirë në historinë e këtij kompeticioni me 22 gola, mori pjesë në një sfidë të organizuar nga YouTuberi Fiago.

Gjatë lojës, ai duhej të rendiste gjashtë emra të mëdhenj të futbollit pa e ditur se cili lojtar do t’i shfaqej më pas.Në fund të renditjes, në pozitën e gjashtë, Mbappe vendosi Michel Platinin. 

Ai vlerësoi se ish-kapiteni francez ka lënë gjurmë më të mëdha në Kampionatin Evropian sesa në Kupën e Botës. Ndërkohë, vendin e pestë ia rezervoi vetes.

“Në Kupën e Botës kam bërë më shumë se Platini”, deklaroi sulmuesi i Real Madridit.