Real Sociedad vs Mallorca

Dy skuadra pa asnjë fitore këtë sezon në La Liga do të përballen të mërkurën në mbrëmje, ku Real Sociedad pret Mallorcën në “Anoeta Stadium”.

Vendasit kanë humbur tre ndeshjet e fundit në elitën e futbollit spanjoll dhe aktualisht renditen në vendin e 18-të në tabelë, ndërsa mysafirët janë një pozitë më poshtë, në vendin e 19-të, me të dyja palët që kanë grumbulluar vetëm nga dy pikë.

Real Sociedad e nisi kampionatin 2025-26 me dy barazime radhazi ndaj Valencias dhe Espanyolit, por më pas ka pësuar tre humbje rresht kundër Real Oviedos, Real Madridit dhe Real Betisit.

Vetëm dy pikë nga pesë ndeshje i kanë lënë baskët në zonën e rrezikshme, dhe trajneri Sergio Francisco është nën presion të madh para sfidës me Mallorcën të mërkurën në mbrëmje.

Skuadra nga San Sebastian e përfundoi sezonin e kaluar në vendin e 11-të në La Liga, që ishte kampionati i tyre më i dobët që prej 2017-18, ndaj pritshmëritë për përmirësim këtë vit ishin të mëdha, por forma aktuale është shqetësuese.

Real Sociedad ka fituar 30 nga 67 ndeshjet e mëparshme ndaj Mallorcës, duke humbur 24 herë, por në fakt i ka humbur tre përballjet e fundit me këtë kundërshtar.

Mallorca realizoi një “dopietë” kundër Sociedad sezonin e kaluar, përfshirë një fitore 2-0 në ndeshjen e njëjtë në “Anoeta”, dhe një rezultat i ngjashëm këtë herë do ta rrite ndjeshëm presionin ndaj trajnerit Francisco.

Nga ana tjetër, Mallorca nuk do të ketë shumë mëshirë për vendasit, pasi edhe vetë përballen me probleme, duke marrë vetëm dy pikë nga pesë ndeshjet e para të kampionatit.

Skuadra e drejtuar nga Jagoba Arrasate e hapi sezonin me një humbje 3-0 ndaj Barcelonës, por arriti të rikthehet disi në ndeshjen e dytë, duke marrë pikën e parë pas barazimit 1-1 kundër Celta Vigos.