Tottenham me merkato të mahnitshme, transferojnë yllin tjetër të Manchester City

Sulmuesi egjiptian Omar Marmoush është zyrtarizuar si futbollisti më i ri i Tottenham Hotspur, pasi iu bashkua klubit londinez në formë huazimi për një sezon nga Manchester City.

27-vjeçari largohet nga “Citizens” në kërkim të më shumë minutave, pasi konkurrenca në repartin ofensiv ia vështirësoi sigurimin e një vendi të rregullt në formacion.

Gjatë periudhës së tij te City, Marmoush regjistroi 10 gola dhe 5 asistime, duke kontribuar edhe në fitimin e trofeve vendas./Indeksonline/