VIDEO/ WOW, nuk bën t’iu humbet ky eurogol i Joao Cancelo kundër Racing Santander…

Barcelona ka zhbllokuar rezultatin pa u mbushur ende dhjetë minuta lojë, ndërsa autor i golit ishte João Cancelo.

Mbrojtësi portugez realizoi golin e tij të parë me fanellën e Barcelonës në minutën e tetë, pas një aksioni të bukur të katalanasve.

Cancelo kontrolloi në mënyrë perfekte një pasim të rrezikshëm në hyrje të zonës dhe, pa humbur kohë, e dërgoi topin me një goditje të bukur në këndin e sipërm të djathtë të portës.

Një realizim fantastik dhe në stilin karakteristik të portugezit, që i jep Barcelonës avantazhin e hershëm.

Barcelona 1-0 Racing Santander – 8’