Miliona euro, Albion Rrahmani bëhet gati për lëvizjen e radhës në Europë

Albion Rrahmani është duke u vëzhguar nga disa klube në Europë. Pas Uest Hem, sërish shfaqet në skenë Lyon që interesohej edhe më parë. Oferta e klubit francez është 6 milionë euro.

Rrahmani luan me Spartën e Pragës dhe në 19 ndeshje të kampionatit çek për këtë sezon numëron 7 gola. Sulmuesi i Kosovës u afrua te Sparta e Pragës në gushtin e vitit të kaluar, për 5 milionë euro.

Kështu Lyoni, apo klube të tjera të interesuara, nuk do e kenë të lehtë të nënshkruajnë. 25-vjeçari është ndër lojtarët më të talentuar, që Superliga e Kosovës nxori në vitet e fundit.

PANORAMASPORT.AL