Legjenda e futbollit njofton se vuan nga kanceri

Legjenda e futbollit, Kevin Keegan ka njoftuar se vuan nga kanceri.

Kanceri i tij është në fazën e 4-të apo të metastazës, duke thënë po ashtu se nuk i ka mbetur gjatë për të jetuar.

Ish-klubet e tij si Liverpool dhe Newcastle United, nderuan legjendën e tyre ku postuan në faqet e tyre zyrtare dhe duke i dhënë përkrahjen atij.

Keegan, njihet për karrierën e tij si futbollist ku luajti për skuadrat e mëdha si Liverpool, Hamburg, Southampton dhe Newcastle ku shihet si një nga lojtarët më të mëdhenjë anglez të të gjitha kohërave.

Ai pati karrierë dhe si trajner, ku menaxhoi Newcastlen, Fulhamin, Kombëtaren e Anglisë dhe Manchester City./IndeksOnline/