Salah po shkëlqen me Trabzonspor, por dy shqiptar janë më mirë me statistika

Futbollistët shqiptarë po bëjnë një nisje të shkëlqyer të sezonit në Superligën e Turqisë, me Ernest Muçin dhe Ermal Krasniqin që po spikasin me statistikat e tyre në krijimin e rasteve për gol.

Ernest Muçi, që aktivizohet te Trabzonspori, ka krijuar 4 raste të pastra për gol në 332 minuta, duke pasur një mesatare prej 1.08 raste për 90 minuta, shkruan Indeksonline.

Në anën tjetër, Ermal Krasniqi i Amed SK ka krijuar 5 raste në 6 ndeshje, me një mesatare prej 0.85 raste për ndeshje, duke u renditur ndër lojtarët më të mirë të kampionatit në këtë statistikë.

Të dy shqiptarët kanë statistika më të mira në raport me Mohamed Salah sa i përket mesatares së rasteve të krijuara. Egjiptiani ka krijuar po ashtu 4 raste, por në 481 minuta, me një mesatare prej vetëm 0.78 raste për 90 minuta.

Kështu, Muçi dhe Krasniqi po lënë pas një prej emrave më të mëdhenj të futbollit botëror në këtë aspekt statistikor, duke konfirmuar formën e mirë në startin e sezonit 2026/27. /IndeksOnline/