Saga e Julian Alvarezit ishte tema kryesore e diskutimit në merkaton e verës.
Dëshira e tij për t’u larguar nga Atletico ishte e theksuar, ku donte të bënte hapin e madh për t’ju bashkuar Barcelonës.
Mirëpo kështu nuk mendonte skuadra madrilene, teksa refuzoi ofertë të mundshme nga çdo ekip për të.
Rreth kësaj teme ka folur edhe presidenti i Barcelonës, Joan Laporta i cili u shpreh se ata ishin të hapur ta shisnin çdokund përveç Barcelonës.
“Atlético ka treguar fytyrën e vërtetë. Ata vepruan sikur të ishin pala e ofenduar – nuk kishin asnjë mënyrë për të justifikuar qëndrimin e tyre. Ne bëmë atë që bëhet normalisht – pasi pati bisedime midis klubeve, pastaj unë personalisht fola me Gil Marín. Ai më tha se Julián nuk do të vinte sepse nuk kishin një alternativë… dhe pastaj Atlético reagoi në mënyrë të papërshtatshme. Nuk e di se çfarë e shkaktoi. Mund ta imagjinoj pse, por nuk kam prova”. “Ne po dëgjonim raportime se ata do t’ia shisnin kujtdo në botë përveç Barçës. Dhe ky është rasti… ata ishin në fakt të gatshëm ta shisnin Julián në çdo klub në botë, por jo neve. Është tashmë e kaluara, tani jemi shumë të lumtur me skuadrën tonë”, u shpreh Laporta./IndeksOnline/

