Bayern Munich vs Leverkusen

Ndeshja kryesore e së shtunës në Bundesliga sjell përballjen e dy kampionëve më të fundit, teksa Bayern Munich pret Bayer Leverkusen në “Allianz Arena”, në një duel gjigantësh plot emocione.

Bavarezët po kalojnë nëpër një formë të frikshme, duke shkatërruar çdo kundërshtar në të gjitha kompeticionet, ndërsa Leverkusen udhëton drejt jugut të Gjermanisë me moral të lartë, pas katër fitoreve në pesë ndeshjet e fundit.

Në krye të tabelës, me tetë fitore nga tetë ndeshje, 30 gola të shënuar dhe vetëm katër të pësuar – të thuash që Bayern po e bën këtë sezon të duket i lehtë, do të ishte nënvlerësimi i shekullit.

Vincent Kompany duket se ka ndërtuar një “përbindësh” futbolli, që po dominojnë elitën gjermane pa shumë mundim që nga fillimi i sezonit të ri.

Sfida e vetme e vërtetë për Bayernin në javët e fundit ishte “Der Klassiker” ndaj Borussia Dortmundit – një ndeshje që Bavarezët e fituan 2-1 para tifozëve të tyre.

Që nga ajo fitore, Bayern ka shënuar katër gola ndaj Club Brugge në Champions League, tre ndaj Borussia Monchengladbach në Bundesliga, dhe katër të tjerë kundër FC Koln në fitoren e mesjavës në DFB-Pokal.

Kompany dhe skuadra e tij tani e kthejnë vëmendjen te Leverkusen këtë fundjavë, me synimin për t’i dhënë fund serisë prej pesë ndeshjesh pa fitore kundër “Die Werkself” në Bundesliga.

Sa për Leverkusenin, skuadra e Kasper Hjulmand do të udhëtojë drejt Bavarisë pas katër fitoreve në pesë ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet.

Fitoret ndaj Union Berlin, Mainz, Freiburg dhe Paderborn ishin të gjitha mbresëlënëse në mënyrën e tyre, por mes tyre mbetet e paharruar disfata e turpshme 7-2 ndaj Paris Saint-Germain.

LINKU 1

LINKU 2