BEFASI/ Gjiganti i Premier League po tenton transferimin e Sergio Ramos

Aston Villa është pranë finalizimit të një marrëveshjeje befasuese me mbrojtësin veteran spanjoll Sergio Ramos, sipas një raportimi nga “suporter media”.

Sipas raportimeve që po qarkullojnë, Aston Villa është në negociata të avancuara me Ramosin, i cili aktualisht nuk është i lidhur me asnjë klub, ndërsa palët thuhet se janë pranë arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare.

Mbrojtësi 40-vjeçar spanjoll pritet t’i nënshtrohet testeve mjekësore javën e ardhshme, përpara transferimit të tij te Aston Villa si lojtar i lirë.

Sergio Ramos ka përvojë të jashtëzakonshme në nivelet më të larta, pasi ka pasur një karrierë të suksesshme me Real Madridin dhe kombëtaren e Spanjës, përpara se të largohej nga CF Monterrey në dhjetor të vitit 2025 dhe të mbetej lojtar i lirë.

Aston Villa shpreson të përfitojë nga përvoja dhe lidershipi i Ramosit në fushë, teksa klubi synon ta forcojë skuadrën dhe të garojë fuqishëm këtë sezon./GazetaExpress/