Kërcënoi gjyqtarin, Pique mund të dënohet rëndë

Një incident i rëndë ka shpërthyer pas ndeshjes mes FC Andorra dhe Albacete, ku në qendër të vëmendjes është vendosur ish-mbrojtësi i njohur, Gerard Pique.

Sipas raportit zyrtar të gjyqtarit, Pique e ka ndjekur atë në tunelin e stadiumit menjëherë pas përfundimit të takimit, duke e ofenduar me gjuhë kërcënuese, shkruan IndeksOnline.

Në raport thuhet se ai i është drejtuar arbitrit me fjalët: “Në një vend tjetër do të të rrihja keq, por këtu në Andorra jemi një vend i civilizuar.”

Rasti është duke u shqyrtuar nga autoritetet disiplinore dhe, nëse akuzat konfirmohen, Pique mund të përballet me një pezullim deri në dy vite nga aktiviteti futbollistik. Për më tepër, klubi i Andorras rrezikon edhe sanksione sportive, përfshirë zbritje pikësh./IndeksOnline/