Trajneri Rolando Maran po flet në konferencë për shtyp, pasi zbuloi listën e Kombëtares për Ligën e Kombeve. Risi, mungesa dhe surpriza te kuqezinjtë ndërsa Maran do i ketë ndeshjet e para zyrtare.
“E qartë që situatat mund të bëjnë që zgjedhjet të jenë të ndryshme. Padyshim, mund të ishim në kushte të ndryshme, ka disa që janë në kushte të ndryshme dh kjo bën që unë të bëj një listë dhe grumbullime në varësi të asaj që kam parë e monitoruar këtë javë e duke bërë reflektime të vëmendshme.
Berisha është lojtar që po tregon se është mirë, kam folur me të. Kemi edhe mungesën e Strakoshës dhe vlerësova portierët më të mirë që ishin në këto momente dhe ai hyn mes tyre, e telefonova dhe ishte i lumtur. Sa i përket Brojës e Bajramit, vlerësova kushtet e përgjithshme, momentin, nuk është derë që mbyllet. Kam folur me ta, në këtë moment kam bërë zgjedhje të ndryshme, janë zgjedhje të diktuara nga momenti dhe kaq” ka thënë selektori para mediave.

